Lajme

Moti për 5 ditët e javës së ardhshme

03/17/2024 15:14
nga:G C

Prishtina Weather ka njoftuar se si do të jetë moti në pesë ditën në vazhdim.

Sipas njoftimin të tyrë, të martën do të ketë rënie temperaturash dhe shi.

Ndërkaq, nga e mërkura ditët pritet të jenë me më shumë diell.

Moti për pesë ditët e ardhshme:

18.03 – Mot i butë. Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vransira e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

19.03 – Më ftohtë dhe shi orëve të para të ditës. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

20.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

21.03 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më butë.

22.03 – Butë. Intervale me diell dhe vransira.

Shtypja atmosferike përreth vlerave normale në fillim të javës, e më pas shënon rritje.