Lajme

Moti nesër- Temperaturat arrijnë deri në 33°C

06/26/2026 22:49
nga:Y I

E shtunë, 27 qershor 2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 28 deri në 33°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.