Lajme

Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 13 gradë Celsius

11/08/2024 23:52
nga:Mergim Rreci

Gjatë ditës së nesërme, në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.