Lajme

Moti në Shqipëri me kthjellime, temperaturat në rritje

05/26/2025 08:24
nga:G B

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare  deri të dendura në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 6 deri 20°C;

Në zonat e ulëta 9 deri 25°C;

Dhe në bregdet 10 deri 26°C.