Lajme

Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për sot

05/23/2021 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë kryesisht mot me diell, shkruan Gazeta Blic.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Moti nesër, 23.05.2021
Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

“Parashikimi” i Dardan Sejdiut: Abdixhiku të kandidojë për Prishtinën, Vitia nuk ka kapacitet