Lajme

Moti i ligë në Shqipëri, policia apelon për kujdes në rrugë

08/30/2025 13:57
nga:Sh R

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qytete të Shqipërisë, Policia e Shtetit ka apeluar edhe një herë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve. Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq”, thuhet në njoftimin e policisë.