Lajme

Moti i lig në Teksas dhe Oklahoma lë të paktën pesë të vdekur

05/26/2024 15:48
nga:G C

Stuhitë e fuqishme në Teksas dhe Oklahoma kanë shkatërruar disa shtëpi duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike dhe duke shkaktuar disa dëme.

Autoritetet atje kanë bërë të ditur se të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan AP.

Stuhitë shkatërruese filluan të shtunën në mbrëmje, ku ndodhi edhe një tornado i cili ndër të tjera përmbysi edhe automjete të rënda.

Zyrtarët thanë se shumë njerëz u transportuan në spitale me ambulancë dhe helikopter.