Lajme

Moti i lig godet Italinë, raportohet për përmbytje në Milano

10/31/2023 13:52
nga:N K

Moti i lig ka prekur Italinë. Zona të ndryshme janë përfshirë nga përmbytjet.

Në Lombardi nënkalimet janë përmbytur, po ashtu ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Stuhia e fortë ka prekur edhe Milanon gjatë natës.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin në zonat e rrezikuara. /abcnews