Qindra fluturime pritet të anulohen në aeroportin Ndërkombëtar Schiphol në Amsterdam
Gjithashtu njoftohet se mund të ketë edhe vonesa për shkak të borës dhe akullit, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar njoftimin zyrtar nga aeroporti.
Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar sot dhjetëra fluturime për të njëjtën arsye. Probleme të ngjashme raportohen edhe në aeroportin e Eindhovenit.

