Lajme

Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

11/25/2023 20:33
nga:G B

Tre fluturime të planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë mundur të aterojnë si pasojë e kushteve atmosferike.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Gara theksoi se tre fluturimet janë zhvendosur për në Tiranë.

“Ju informojmë se 3 fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë divertuar në Tiranë”, ka thënë Gara për Klankosova.tv.