Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht vranësira, orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje shiu në perëndim të vendit.
Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 5C, e ato maksimale parashihet të kapin vlera prej 10C e 12C, njofton Prishtina Weather.
Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu parashihet në ditët vijuese.
Reshjet mund të jenë më të shprehura ditën e premte. Kushte për të reshura bore vazhdojnë të paraqiten vetëm në vise malore.


