Lajme

Mot me shi në Evropë, Danubi i tejmbushur, Budapesti përgatitet për përmbytje

09/21/2024 19:55
nga:Y I

Moti i keq vijon të krijojë probleme për disa shtete të Europës.

Në orët e fundit parashikimi duket të jetë më pak dramatik, por në Budapest alarmi i Danubit mbetet.

Shirat e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, i cili ka vërshuar në gjysmën e lagjeve të kryeqytetit hungarez,.

Piku i përmbytjes duhet të arrijë sot në mbrëmje. Krahasuar me përmbytjen e vitit 2013, ekspertët thonë se vala mund të jetë më pak shkatërruese, por do të zgjasë më gjatë, shkruan A2.

Ndërkohë, në Itali tashmë po llogariten dëmet material të përmbytjeve që gjunjëzuan rajonin e Emilja Romanja. Shteti ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga vërshimet e mëdha të ujit.