Lajme

Mot me diell dhe vranësira për vikend

1 ditë më parë
nga:Sh R

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Ndër kaq të dielën, sipas IHMK-së, do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”.