Lajme

Mot me diell dhe temperatura të larta edhe gjatë dy ditëve në vazhdim

06/24/2021 16:29
nga:Y I

Edhe gjatë dy ditëve të ardhme pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, raporton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius, shkruan Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë i IHMK:

Moti për dy ditë 25-26.06.2021

Do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.