Lajme

Mot kryesisht me diell gjatë javës së ardhshme

9 ditë më parë
nga:G C

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të ndikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira të shoqëruara me riga shiu, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell dhe ngritja e temperaturave.

Të hënën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbretërojë ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.