Lajme

Mot jostabil me rrebeshe e bubullima parashihet edhe në ditët e para të qershorit

05/31/2023 11:53
nga:G B

Mot i paqëndrueshëm po parashihet edhe ditëve të para të verës meteorologjike që fillon ditën e nesërme më 1 qershor.

Do të ketë intervale më të gjata me diell, kryesisht nga dita e diel, mirëpo orëve të pasdites dhe mbrëmjes gjithnjë me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 14C, e maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 25C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

1.06 – Në mëngjes mjegull/vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Paradite intervale me diell. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

2.06 – Intervale më të gjata me diell në pjesën e parë të ditës. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

3.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

4.06 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar me bubullimë.

5.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë përreth viseve malore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 2-9m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga fundjava.