Lajme

Mot i nxehtë, IHMK: Keni kujdes të gjithë

07/20/2022 07:21
nga:Q R

Diell dhe vapë ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot dhe nesër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Indeksi UV (masa e intensitetit të rrezatimit ultraviolet që është e aftë të arrijë sipërfaqen e tokës) do të jetë në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i rekomandimit të IKSHPK-së që nga ora 10-16 të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit.

“Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.