Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të Durrësit.
Pushues të grupmoshave të ndryshme kanë zgjedhur të kalojnë të shtunën buzë detit, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme atmosferike.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, familje, të rinjë dhe turistë vendas e të huaj i gjen përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut dhe në zonën e Currilave.
Shumë prej tyre e kanë ditën e parë të plazhit për këtë sezon veror.
/Top Channel/


