Të shtunën parashihet mot më i butë me intervale më të gjata me diell fillimisht. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, paraqiten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut, apo ndonjë rrebeshi me bubullima përreth zonave malore.
Fryn erë e lehtë veriperëndimore e perëndimore 2-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 15C e 17C
