Lajme

Mosvotimi i rezolutës për gjenocidin serb, Tahiri: Edi Rama, politikan anikombëtar që ka bërë edhe gabime tjera ndaj Kosovës

10/16/2025 19:49
nga:Genita C

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas mosvotimit të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë nga deputetët e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, raporton GazetaBlic.

Ajo e ka quajtur këtë veprim një “gabim kombëtar”, duke shtuar se historia nuk harron dhe do t’i vendosë në “faqet e turpit kombëtar” ata që nuk e mbështesin drejtësinë për viktimat shqiptare.

“Fatkeqësisht, kjo po ndodh nën udhëheqjen e Edi Ramës, një politikan antikombëtar, i cili ka bërë edhe gabime të tjera ndaj Kosovës”, shkroi Tahiri.