Lajme

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, vjen reagimi i shteteve të QUINT-it

03/24/2023 18:38
nga:Y I

Shtetet e QUINT-it kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve komunale në komunat veriore, duke shprehur keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara e pranojnë që pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor të 2022-ës, katër zgjedhje për kryetarë komunash dhe dy zgjedhje për asamble komunale do të zhvillohen më 23 prill 2023, në pajtim me kërkesat ligjore.Na vjen keq që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në komunikatën e QUINT-it.

Ata po ashtu bënë thirrje që këto zgjedhje të bëhen në mënyrë të rregullt dhe demokratike, dhe që të shmanget dhuna.

“Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Gjithmonë të siguruar që është thelbësore që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shfaqen të përmbajtura dhe ta shmangin dhunën, e cila mund t’i prishë zgjedhjet” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.