Shkruan: Faton Abdullahu
1) Mospajtimet ShBA – BE, Kryeministri Kurti i ka kuptuar më herët se shumë të tjerë dhe i ka përdorur më shumë se kushdo tjetër. Kur e ka kuptuar Kurti dhe VV-ja se marrja anë në këtë mospajtim jo të zakonshëm ShBA- BE do ta sjell në pushtet, ai ka qenë gjithnjë dhe shumë pro BE, ndërkaq vazhdimisht anashkalues dhe injorues ndaj SHBA-së.
2) Mospajtimet BE- ShBA ka vite që janë të shumta, tash e një dekadë ato janë duke u përkeqësuar gradualisht. Kulmi i stërkeqjes së raporteve ShBA – BE po ndodhë tani, konkretisht me rikthimin në pushtet të Presidentit Tramp. Tramp ditë më parë deklaroj se ‘BE është krijuar për të qenë thjeshtë kundër SHBA-së’.
3) Qeveria Kurti dhe VV-ja janë shumë pro BE-së, pra shumë pro evropiane dhe shumë ekstreme në majtizëm për të qenë sa duhet pro amerikane dhe për të qenë balancuese dhe pragmatike.
4) Arsyet kryesore të mospajtimeve deri në prishje të marrëdhënieve SHBA- BE janë financiare të sigurisë e që po ndikojnë edhe në ato gjeopolitike.
5) Evropianët preferojnë që me tre fuqitë e mëdha SHBA, Rusi dhe Kinë të kenë raporte të mira tregtare dhe të tjera, pothuajse pa dallime (thjesht ku të ju bie më mirë e më lirë). Ata nuk duan që në këto sfera të jetë prioritet pandalshëm SHBA-ja, aq më pak në dëm të tregtisë me Kinën dhe Rusinë. Rasti i gazit rus (Gazprom) dhe Gjermanisë e ilustron këtë më së miri.
6) SHBA insiston që prioritet në çdo sferë e sidomos tregtare të jetë prioritet i pakontestueshëm ajo. Këtë insistim Tramp e justifikon me çështjet e sigurisë së Kontinentit evropian, e cila sipas tij pa SHBA-në ushtrinë dhe dollarët e saj, do të ishte në rrezik shumë të madhe nga Rusia dhe Kina.
7) Ka kohë që klasa politike dhe jo vetëm në Kosovë, nuk e ka kuptuar as drejtë as me kohë seriozitetin e prishjes së raporteve ShBA – BE. Ata që e kanë kuptuar nuk janë të shumtë as edhe sot edhe më të pakët janë ata që e shprehin sa, si e kur duhet.
8/ Mungesa e pro-amerikanizmit në VV konkretisht në politikat e Kurtit edhe si Kryeministër, është kamufluar shumë me pro-evropianizëm. Apo thënë më saktë, ne jemi mësuar si shoqëri të mos i ndajmë SHBA-në nga BE-ja, prandaj për aq sa është kështu kjo ka bërë dhe bën që të vazhdoj e të mos kuptohet drejtë anti-amerikanizmi i Kurtit, sidomos ai i hershmi si opozitarizëm.
9) Edhe Gjykatën speciale, konkretisht edhe burgosjen e Thaçit dhe Veselit duhet parë nga prizma e prishjes së marrëdhënieve ShBA- BE. Përndryshe si mund të ndodh që dy politikanët më pro-amerikanë në Ballkan dy super pro-amerikan, Thaçi dhe Veseli të arrestohen dhe atë në kohën e Administratës Tramp. Kush i arrestoj ata? Cila Evropë?
10) Sa më pak i kemi të qarta këto raporte tashmë aspak të mira dhe të dukshme ndërmjet ShBA-së dhe BE-së, aq më shumë do të vonohemi dhe hamendësohemi në rreshtimin e ri që po imponohet sot gjithandej nga një rend i ri që është duke marr formë.
11) Në rrethanat e reja të krijuara tash sa kohë Kurti dhe Qeveria e tij janë shumë pro BE-së, pra shumë pro evropianë, për të qenë sa e si duhet pro-amerikan. Kjo mund të jetë e rrezikshme për fatin e Kosovës.
12) Rendi i ri botëror i cili po formësohet më shpejt se që po e kuptojmë ne si Kosovë, na imponon së paku politika balancuese karshi raportit problematik ShBA-BE. Kurti dhe qeverisja e tij me politika dyshuese, mos bashkëpunuese e shpesh refuzuese ndaj SHBA-së janë më së paku sot të dobishme për ne.