Dy persona kanë përfunduar duke u rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në trafik gjatë ditës së sotme në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.
Dy personat e përfshirë në rrahje kanë marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se policia ka shoqëruar dy personat të cilët ishin të përfshirë në rast.
“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 personat të cilët ishin të përfshirë në rast.”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka shtuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.