Lajme

Mosmarrëveshje në komunikacion, përdoren edhe armë zjarri në Prishtinë

01/25/2024 09:22
nga:N K

Është kanosur me armë zjarri dje një person në Tenezhdoll të Prishtinës, nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje në komunikacion.

I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tenezhdoll, Prishtinë  24.01.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte kanosur me armë ankuesin  mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Njësia e hetimeve ka kontrolluar lokalin ku punon i dyshuari, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.