Lajme

Mosmarrëveshje mes kunatave në Pejë, njëra shkon te familja e saj

10/15/2026 09:08
nga:G B

Një mosmarrëveshje mes dy kunatave është raportuar në Pejë.

Sipas raportit policor, të dyja janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, viktima, me dëshirën e saj, është larguar dhe ka shkuar te familja e saj.