Lajme

Mosmarrëveshje brenda familjes në Prishtinë: Djali kanos babanë

09/02/2026 09:36
nga:L J

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar të martën në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se, pas një mosmarrëveshjeje, është kanosur nga djali i tij.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.