Lajme

Moska paralajmëron përshkallëzim, pasi Ukraina mund të përdorë armë perëndimore

05/31/2024 22:37
nga:Y I

Rusia ka akuzuar NATO-n dhe SHBA-në për “provokim të një niveli të ri tensioni” pasi SHBA dhe Gjermania u bënë aleatët e fundit që lejuan ushtrinë e Ukrainës të përdorë armë të furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Një zëdhënës i Berlinit tha se Gjermania ishte e bindur se Ukraina kishte të drejtë të mbrohej nga Rusia, veçanërisht nga sulmet ndërkufitare në qytetin e saj të dytë më të madh Kharkiv.

Zyrtarët amerikanë thanë se armët e furnizuara nga Amerika mund të përdoren për t’iu kundërvënë zjarrit rus pranë rajonit të Kharkiv, ose aty ku forcat ruse “po i godisnin ose po përgatiteshin t’i godisnin”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendimi do të ndihmojë në mbrojtjen e civilëve që jetojnë në fshatrat afër kufirit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendet e NATO-s, veçanërisht SHBA dhe disa vende evropiane, kishin “hyrë në një raund të ri të përshkallëzimit të tensionit dhe ata po e bëjnë këtë qëllimisht”, në komentet e cituara nga agjencia e lajmeve Tass.

Ata në çdo mënyrë të mundshme po provokojnë Ukrainën që të vazhdojë këtë luftë të pakuptimtë.

Forcat ruse kanë arritur përfitime në rajonin e Kharkiv javët e fundit pas një ofensive të befasishme në zonë, afër kufirit me Rusinë.

/Euronews Albania/