Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm.
Në kulturën e sotme të fiksuar pas të qenit i ri përgjithmonë, plakja shpesh shihet si diçka për t’u frikësuar. Por një studim i ri thotë se të paktën një gjë përmirësohet me moshën është: vetëbesimi.
Në moshën 60 vjeç arrihet kulmi i vetëbesimit, sipas një artikulli të botuar së fundmi në revistën Psychological Bulletin – dhe ato ndjenja pozitive mund të qëndrojnë në kulmin e tyre për një dekadë të tërë.
Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç. Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja. Gjatë adoleshencës, niveli i vetëbesimit nuk ndryshon.
Nga mosha 60-70 njeriu është në kulmin e vetëbesimit të tij. Pas kësaj moshe nis rënia dhe studimet kanë treguar se në të 90-at ulet ndjeshëm.
Kjo lidhet e faktin që shumica e njerëzve mund të kenë humbur partnerin/en apo rolet e tyre sociale. Fatkeqësisht, kjo mund të shkaktojë edhe depresion, a-po çrregullime të tjera që dëmtojnë mirëqënien.
Sigurisht një ndjesi e tillë s’është gjithmonë në të njëjtin nivel, pasi varet nga ngjarjet që ndodhin në jetën tonë. Suksesi në punë, në jetën personale, eksperiencat stresuese dhe gjithçka tjetër ndikojnë në sigurinë tek vetja, prandaj moshat e lartpërmendura nuk vlejnë njësoj për këdo.