Një grup tifozësh të Milanit kanë surprizuar Olivier Giroud në Milanello mëngjesin e sotëm, duke i sjellë dhurata në ditëlindjen e tij të 36-të.
Ish-ylli i Chelseat dhe Arsenalit feston sot ditëlindjen dhe është surprizuar nga një grup tifozësh të Milanit jashtë portave të Milanello mëngjesin e sotëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata i sollën disa dhurata, duke përfshirë balona për ditëlindje. “Kjo është hera e parë që dikush ma bën këtë dhuratë”, tha Giroud.
Reprezentuesi francez e vlerësoi aq shumë dhuratën, saqë ndaloi makinën e tij për të bërë selfie me mbështetësit. Ndërsa balonat rrotulloheshin, sulmuesi bëri shaka, duke thënë se mosha e duhur është 36, jo 63.
? | Some Milan fans outside Milanello made a surprise for Giroud for his 36th birthdaypic.twitter.com/Gj97UMr1HV
— CHAMPIONS OF ITALY ? (@MilanEye) September 30, 2022


