Lajme

Mosformimi i Qeverisë – Presidentja Osmani pret sot liderët politikë

10/31/2025 07:10
nga:Sh R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim që do të mbahet sot, me fillim në orën 12:00.

Në këtë takim do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

Krerët e partive politike, PDK, LDK, VV, AAK, dhe Nisma Socialdemokrate kanë konfirmuar për Klankosova.tv se do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga e para e shtetit.