Lajme

Mosekzekutimi i pagave ndaj mësuesve grevistë/ Gola i VV-së vjen me sinjale pozitive: Afati i fundit nesër

10/04/2022 17:05
nga:Genita C

Kryetari i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës, Ardian Gola, ka folur rreth vendimit të Qeverisë, për mos-ekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve grevistë.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Gola dha disa sinjale pozitive për pagat e ndaluara të mësuesve grevistë, teksa shton se Qeveria do të gjejë zgjidhjen e duhur pa e shkelur ligjin.

“Jam i bindur që Qeveria do të gjejë zgjidhjen e duhur, pa e shkelur ligjin dhe njëkohësisht duke e ruajtur ndjeshmërinë e kauzës socialdemokrate”, tha Gola.

Gola thotë se nesër është afati i fundit për ekzekutimin e pagave, dhe fton mësimdhënësit që të presin deri në atë afat.

“Të presim deri nesër si afat i fundit për ekzekutim të pagave”, tha Gola për Gazetën Blic.

Kujtojmë se, Vendimin e Ministrisë së Financave për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, SBASHK pritet ta dërgojë në gjykatë/

Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” anëtarja e “Këshillit Grevist” të SBASHK, Luljeta Boshnjaku.

Boshnjaku tha se do të presin deri nesër me datën 5, nëse pagat nuk ekzekutohen, do të ngrenë padi.

“Patjetër që do të ngrejmë padi. Po presom deri nesër, pra deri me datën 5 nëse ndryshon diçka dhe sigurisht që do të ndërmarrim hapat ligjorë. Jemi në përgatitje e sipër për me vepru pas ditës së nesërme” deklaroi Boshnjaku.

‘Ultimatumi’ i fundit nga SBASHK-u: Nëse pagat nuk ekzekutohen deri nesër, do të ndërmarrim këto veprime!