Lajme

Moscertifikimi i Listës Serbe, Kryeziu: Anëtarët e VV-së në KQZ po e politizojnë certifikimin e subjekteve zgjedhore

12/03/2025 10:19
nga:Y I

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke i cilësuar ato si veprime të paligjshme, jo profesionale dhe të motivuara politikisht.

Kryeziu tha se veprimet e KQZ-së po dëmtojnë imazhin e institucionit dhe po krijojnë perceptim të gabuar lidhur me lirinë e zgjedhjes dhe të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Ai kritikoi në veçanti mosvotimin e certifikimit të Listës Serbe dhe kthimin e kësaj çështjeje në PZAP, për të cilin akuzoi anëtarët e Vetëvendosjes brenda KQZ-së.

“Anëtarët e VV-së po mundohen ta kthejnë procesin e çertifikimit të subjekteve politike nga pakicat serbe në mjet e favor partiak, gjatë fushatës zgjedhore”, shkruan Kryeziu.

Kryeziu theksoi se kjo nuk është hera e parë që përsëritet një skemë e tillë.

“E njëjta skemë është përsëritur disa herë me radhë- një narrativë politike e papërgjegjshme dhe e dëmshme për proceset demokratike”.

Reagimi i plotë: