Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka folur për mos votimin e Kodit Civil nga deputetët e kësaj partie, raporton Gazeta Blic.
Në deklarimin pas mbledhjen së kryesisë, ajo tha se deputetët e GP të VV-së diskutojnë për temat dhe pikat që diskutohen në Kuvend dhe më pas vendosin për mënyrën e votimit.
Ajo shtoi se për këtë çështje është ditur se do të ketë votim të ndryshëm derisa ka pasur deputetë që qëndrimin e kanë pasur publik prej kohësh.


