Lajme

“Mos u frikësoni tigra, hajde shkojmë në zgjedhje”

07/10/2023 12:35
nga:N M

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ashtu si shefi i saj Memli Krasniqi, ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja, raporton Gazeta Blic.

“Ky Kuvend s’ka kuptim më. Mos u frikësoni, tigra!”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Të shpërndahet Kuvendi. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. T’ua kthejmë mandatin qytetarëve!

Ky Kuvend s’ka kuptim më. Mos u frikësoni, tigra!