Lajme

‘Mos u dorëzoni asnjëherë’- Hamza mesazh për të prekurit nga kanceri i gjirit

10/10/2024 13:34
nga:Y I

“Mos u dorëzoni asnjëherë!”- Kjo ishte thirrja e Bedri Hamzës në konferencën e sotme “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së tregoi se e përjeton sëmundjen e kancerit të gjirit bashkë me të prekurit, pasi ‘si familje jemi përballur me këtë sëmundje’

Ai tha një mesazh kuraje për të gjithë të prekurat me këte sëmundje.

“E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingërron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur.Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit” shkruan Hamza raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: