Showtime

Mos transparencë me publikun, Santiana merr mesazh nga i dashuri në dhomën e rrëfimit – VIDEO

12/03/2023 10:05
nga:G C

‘Prime’ i fundit i spektaklit të famshëm “Big Brother VIP Kosova” nuk u mbyll mirë për Santianën, e cila nuk mori asnjë lloj mesazhi nga i dashuri i saj sa i përket situatës së krijuar me Bucin.

Me të përfunduar ‘prime’, Santiana shpërtheu në lot dhe kërkoi të futet në dhomën e rrëfimit ku qëndroi për minuta të tërë, për të dal goxha më e qetë.

Në këta minuta ku sipas një bisede të zhvilluar mbrëmë mes saj dhe Besit, dyshohet se në mos transparencë me publikun, mori një mesazh nga i dashuri i saj.

Teksa po pyetej nga Besi se a foli personalisht kjo, apo mori një mesazh nga ai përmes produksionit, këta të fundit ia tërhoqën vërejtjen, kështu duke e ndaluar Santianën të tregojë më shumë detaje.