“Fondi i Sigurisë” nuk duhet të jet fond sekret, sepse janë para nga donacionet e qytetarëve.
Pastaj, sistemin e sigurisë nuk e ndërtojmë vetëm / kapacitetet për mbrojtje e siguri. Pra jemi në sinkron me PUN dhe partneret e QUINT.
Sekret mund të mbahet një operacion (dhe atë momenti kur planifikohet të ekzekutohet) apo një destinim i mjeteve brenda buxhetit të ndarë tashmë, por jo donacionet e qytetarëve.
Unë pyes, e çka nëse këto fonde nga qeveria, kompetencë të pa mbikqyrur, destinohen për tubime, si ai i ditës së Dielë, për ta mbështet qeverinë?!
Të them të drejtën, më ka ngjarë si një ngjarje në atë romanin “1984” të George ORWELLIT, ku partia mblodhi militant në “ditën e javën e urrejtjes”!
Po! Mund ta destinojnë atë fond dhe në të tilla aktivitete! Sepse kështu është rregulluar me vendim qeverie, mostransparenca e këtij fondi, që mundëson mbulimin e krimit dhe kriminelëve. Por, jo edhe ish Ministrin Mehaj, i cili u dorëhoq edhe për shkak të keqpërdorimit të mjeteve nga ky fond!?
Apo më keq fare, nga incizimet e fundit, mkete nga ky fond, mund të i vihet në dispozicion “Ridit”, për të gjetur dëshmitar të stisur kundër atyre në Hagë, apo për të gjetur vrasësit me para për likuidim fizik të kundërshtarëve politik.
Pra, këshilltarët e NALT duhet të reagojnë, Kuvendi Kosovës po ashtu. Këtu duhet hetim urgjent parlamentarë dhe shtetëror, apo ndihmë nga mekanizma të besueshëm siç janë FBI.
Nuk mund t’iu besohet hajdutëve të “rezervave shtetërore”, as agjentëve grekofil nga Shqipëria e Greqia apo pinjollëve të kriminelëve komunist të Jugosllavisë, që janë instaluar në pushtet, në kabinet të Kryeministrit, qeveri, kuvend e asociacione tjera pro qeveritare, si dhe bashkëpunëtorëve të regjimit të Millosheviçit që po pretendohet të instalohen në drejtësi, duke mbajt peng dekretimin e kryeprokurorit të shtetit, që i ka kaluar të gjithë filtrat formal e procedural.
Sepse vendimi qeverisë, për menaxhimin e këtij fondi ia lë duart e lira ta destinoj sipas prioriteteve të vetë qeveritatëve atë fond. Pa i raportuar në asnjë situatë as kuvendit.
Edhe pse, me këtë u spekulua me qytetarët e me theks mërgata, se është fond për ushtrinë.
Jo! Asnjë blerje nuk është realizuar nga ai fond!
Këto pak blerje vijnë nga buxheti i shtetit, sepse janë të planifikuara. Pas Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit në Forcat e Armatosura të Kosovës, nuk mund të fshihet as marr merita askush përveç ushtarakëve dhe ekspetëve civil që shërbejnë në Forcë, asistencës teknike – profesionale të PUN dhe partnerëve në QUINT.