Sporti

“Mos transferimi i Mbappe, dështim për Real Madridin”

08/31/2021 23:26
nga:Mergim Rreci

Javi Amaro ka dhënë këtë opinion për Radio Marca.

Real Madridi ka dështuar këtë verë në afatin kalimtar pasi që ata nuk kanë arritur ta kompletojnë nënshkrimin e Kylian Mbappes në ditën e fundit të afatit kalimtar, ka theksuar Javi Amaro.

Kërkesa për ta blerë francezin nga Los Blancos ka qarkulluar tërë verën por ajo është ndalur në ditët e fundit, me sugjerimin që oferta e vonë e tyre për të nënshkruar me sulmuesin nuk është serioze dhe se interesi i tyre për lojtarin do të kthehet në verën e ardhshme kur i skadon kontrata.

“Nëse ata nuk transferuan atë, ky është dështim për Real Madridin”, ka thënë gazetari Javi Amaro për Radio MARCA, raporton GE.

“Ata e kanë futur në hipotekë skuadrën e tyre për dy vite për këtë transfer dhe nuk patën sukses. Nëse nuk ka të bëjë për para, mirë atëherë, ai do t’i bashkohet skuadrës i lirë verën e ardhshme”.