Lajme

Mos takimi i Kurtit dhe Ramës/ Agusholli: Raporte personale të ftohura por marrëdhënie shumë të mira ndërshtetërore

06/10/2024 15:05
nga:G B

Ndonëse po qëndron për vizitë në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk janë takuar.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Gazeta Blic se Rama po i takon ata me të cilët ka nevojë t’i rregullojë raportet, ndërsa që e kanë ftuar për aktivitetet e 12 qershorit dhe nga zyra e kryeministrit Rama kanë njoftuar se ai s’mund të jetë i pranishëm.

Ndërsa, lidhur me mos takimin e tyre, për Gazeta Blic, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë se duket se raportet personale janë të ftohura, por që marrëdhëniet ndërshtetërore janë të mira.

“Sipas asaj që po shihet, raportet personale duket se janë të ftohura, por më e rëndësishmja është që marrëdhëniet ndërshtetërore janë shumë të mira, siç reflektohet nga takimi i përzemërt mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes Osmani”, shprehet ai.

Sipas Agushollit, kjo tregon që raportet ndërshtetërore mbeten të forta, pavarësisht atyre personale, duke shtuar se bashkëpunimi mes dyja vendeve duhet të zhvillohet për të mirë e popullit tonë.

“Kjo tregon që, pavarësisht tensioneve të mundshme personale, raportet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës mbeten të forta dhe të qëndrueshme. Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ne mes dy vendeve tona janë shumë të rëndësishme dhe duhet të vazhdojnë të zhvillohen për të mirën popullit tonë”, deklaron deputeti i VV-së, Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

Musliu-Shoshi: Kurti do të mbahet mend si përçarës i shqiptarëve – kauza për bashkim kombëtar ishte mashtrim

S’ka takim Kurti-Rama/ Flasin nga Qeveria: E ftuam në aktivitetet me 12 qershor, tha se s’mund të jetë i pranishëm