Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se a duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht drejtori i Policisë në veri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar pas deklaratës së tij që të mos shpërndajë letra qortuese, kështu duke mos e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
A duhet të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht drejtori rajonal i PK në veri të Kosovës.
Sepse drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq më 2 nëntor dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.
Pra atë çka kam potencuar këtë vendim vetëm në pika kufitare mund t’i zbatojmë sepse në komunat nuk do të ndodhë, për arsye që policët nuk zbatojnë vendimin nga niveli qendror i PK-së.
Këta janë policët qe janë nga strukturat paralele të Serbisë të inkorporuar në kuadër të PK-së me marrëveshjen në Bruksel.


