Ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka këshilluar Sasa Kalajdzic që të qëndrojë në Stuttgart këtë sezon, pavarësisht raportimeve se United po e kërkon atë këtë edicion.
Rangnick mori drejtimin e United në bazë të përkohshme në nëntor pas shkarkimit të ish-trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë ai nuk ishte në gjendje të përmirësonte ecurinë e klubit, me United që përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League nën drejtimin e tij.
Rangnick tani është në krye të kombëtares austriake dhe ka këshilluar sulmuesin Kalajdzic, 25 vjeç, të qëndrojë me klubin e tij Stuttgart, pavarësisht interesimit të raportuar nga United.
“Është e rëndësishme që Sasa të mbetet pa lëndime këtë sezon dhe të stërvitet dhe të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Rangnick për Sky Germany, siç raportohet nga Get German Football News.
“Nëse ai qëndron në Stuttgart këtë sezon, nuk do të jetë e dëmshme për zhvillimin e tij”.
/GazetaBlic Sport/


