Lajme

“Mos na e tesh…”- Përplasja e Halil Matoshit me Gashin

10/29/2021 23:08
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Halil Matoshi është pērplasur ashpër me analistin tjetër, Blerim Gashi, raporton Gazeta Blic.

Derisa flitej për buxhetin e ri të miratuar nga ana e Qeverisë Kurti, Matoshi tha se rritja reale e ekonomisë sipas Bankës Botërore është prej 4.7%.

Menjëherë ka reaguar analisti politik, Blerim Gashi i cili tha se qeveritë e kaluara për 20 vjet rresht kanë vjedhur dhe kanë keqpërdorur.

“Mos na tesh me këtë temë”, ishte reagimi u ashpër i Matoshit në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Matoshi tha se me hajninë e vjedhjen duhet të merren institucionet e drejtësisë.

“Hajnat në burg”, tha Matoshi.

Ndërsa, Blerim Gashi tha se do të shkojnë hajnat në burg.

Për më shumë shikoni videon: