Showtime

“Mos më prek me dorë hipokrite”, eskalon debati mes Erjolës dhe Ilnisës

02/08/2024 15:13
nga:Y I

Dy banoret e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania ”, Erjola dhe Ilnisa kanë zhvilluar një debat mjaft të ashpër me njëra-tjetrën.

Gjithçka nisi kur Ilnisa në prani të asaj që duket se ishte një bisedë joformale me Sarën, bëri një koment të pavend që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Erjolës.

Ilnisa u shpreh në mënyrë fyese se “nëse të gjejnë në rrugë, askush s’të merr,” e cila u konsiderua një insinuatë e rëndë për Sarën, veçanërisht pasi kjo e fundit iu përgjigj duke theksuar mungesën e familjes si një pikë delikate për të.