Lajme

“Mos ma ofendo inteligjencën…”, “mund të bëhem ma hajvan se ti”- Përplasja ndërmjet Zekës e Gashit

11/30/2021 23:12
nga:Gazeta Blic

Debati ndërmjet panelistëve në “Politiko” në Kanal 10 ka kaluar edhe në personale.

Gjithcka ka nisur për shkak të shkarkimit të komandantit të FSK-së Rrahman Rama, raporton Gazeta Blic.

Derisa Milaim Zeka ka theksuar se shkarkimi i Rrahman Ramës ka qenë politik, ka reaguar analisti politik, Blerim Gashi.

“Mos ma ofendo inteligjencën…”, i tha Gashi Zekës.

Sipas Gashit, në sistemet demokratike qeveria e zgjedhur e kontrollon gjeneralin e ushtrisë.

Pas kësaj ka reaguar Zeka, i cili eskaloi në fjalor.

“Nuk ma ofendon inteligjencën nëse jep mendim tëndin. Nuk mund të bëhesh më hajvan se ti”, tha Zeka.

Në vazhdim e gjeni debatin: