Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohet zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave të Kosovës.
Gërvalla gjatë një konferencë të mbajtur për media tha se ky është një zotim serioz dhe i sinqertë.
Në lidhje me këtë letër ka ardhur një reagim nga Presidenca e Kosovës.
Nga Presidenca thuhet se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me presidenten Vjosa Osmani, për dërgimin në KiE të letrës nga ministrja Gërvalla, për draft statutin e Asociacionit.
“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione” tha këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina për “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
Kadriaj tha se mos-koordimi i qeverisë për gjëra madhore bën që të dalim shumë keq para faktorit ndërkombëtar.
“Mos-koordinimi i kësaj Qeverie për gjërat që janë madhore na bën të dalim shumë keq para faktorit ndërkombëtar. Veç u publiku ajo letër, dërgimi edhe zotimi. Një zotim të tillë ne letër e kanë bërë edhe presidnetja, kryeparlamentari dhe kryeministri i vendit. Të tre janë zotu se do ta ‘zbatojmë marrëveshjen në plotni dhe po ashtu që do ta hartojnë dhe dërgojnë një Draft të ri në Gjykatën Kushtetuese'”
Ajo tha se me këtë që ka ndodhur ‘po dalin qesharak para faktorit ndërkombëtar karshi popullit dhe gjithë faktorit politik në Kosovë’
Vertet është e pakuptimitë sepse për hartimin e një Drafti të Asociacionit ka kohë që kanë kërkuar ndërkombëtarët.Nuk e di çfarë janë këto veprime, vërtet po dalin qesharak para faktorit ndërkombëtar karshi popullit dhe gjithë faktorit politik në Kosovë” tha Kadrijaj për “Gazeta Blic”.

Time Kadriaj, AAK!
/Gazeta Blic/
Gërvalla për letrën drejtuar Këshillit të Evropës: Është zotim serioz


