Vendosja e telefonit në oriz në rast të depërtimit të ujit në të ka qenë një nga metodat më të zakonshme që është aplikuar viteve të fundit.
Mirëpo, gjiganti teknologjik ‘Apple’ s’po propozon të bëhet një gjë e tillë.
“Nëse vendosni telefonin në oriz atëherë grimcat e vogla mund të dëmtojnë iPhone-in tuaj. Mos e thani gjithashtu me burim të jashtëm nxehtësie”.
“Mos futni ndonjë shtupë pambuku ose faculetë në portin karikues”.
Si mund të largoni ujin tek telefoni i juaj?
Apple rekomandon që ta tundni lehtë telefonin nga e majta në të djatthë për ta nxjerrë ujin nga pajisja, duke u siguruar që të bëhet një gjë të tillë edhe tek porti karikues.
Pas kësaj, lini iPhone-n në një ambient të thatë ky fryn erë, prisni gjysmë ore dhe më pas përsëriteni të njëjtin proces.