Lajme

“Mos e tepro”: Salih Zyba i ashpër me gazetarin pasi e pyeti a do të jetë pjesë e protestës së OVL-UÇK-së

08/07/2025 14:15
nga:G B

Sot në Prishtinë Organizohet protestë popullore e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë kundërshtimi ndaj mbajtjes në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Televizioni T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vetëvendosje nëse do të jenë të pranishëm në këtë protestë.

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, nuk e ka pranuar mirë këtë pyetje krejt normale nga gazetari i T7.

Në momentin kur gazetari e pyeti nëse do të jetë pjesë e protestës, por Zyba i tha “mos e tepro”.

Pas insistimit, Zyba u përgjigj “sipas mundësive”.