Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, dhe deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci.
Deliu i është drejtuar Nagavcit me kërkesën që të thirret seanca e Kuvendit.
“Thirre seancën”, i ka thënë Deliu.
Nagavci i është përgjigjur se ajo nuk mund ta thërrasë seancën, pasi është deputete.
“Unë s’e thirri, jom deputete”, ka deklaruar Nagavci.
Nagavci i është kundërpërgjigjur duke e pyetur nëse e di se kush e thërret seancën.
“Oj deputete, a e din kush ta thirr seancën?”, ka thënë Nagavci.
“Shko fol me kryesuesin”, është përgjigjur Nagavci.
Më pas, Deliu e ka pyetur se kujt i takon kryesuesi i seancës.
“I kujt është kryesuesi?”, ka pyetur Deliu.
Nagavci i është përgjigjur sërish:
“Shko fol me kryesuesin”.
Deliu ka vazhduar me kritikat, duke akuzuar LVV-në se po e mban peng shtetin.
“E keni marrë shtetin peng”, ka deklaruar Deliu.
Ajo ka kërkuar që seanca të thirret dhe ka akuzuar palën tjetër për manipulim.
“Thirreni seancën, mos e manipuloni një njeri në moshë, thirre seancën”, ka thënë Deliu.
Në fund të përplasjes, Nagavci e ka pyetur Deliun:
“A e kreve?”
Përplasja ka ndodhur në një situatë të tensionuar në Kuvend, ku vazhdon ngërçi rreth konstituimit të legjislaturës.Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar në Kuvendin e Kosovës, kësaj radhe mes deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, dhe deputetes së LVV-së, Arbërie Nagavci.
Deliu i është drejtuar Nagavcit me kërkesën që të thirret seanca e Kuvendit.
“Thirre seancën”, i ka thënë Deliu.
Nagavci i është përgjigjur se ajo nuk mund ta thërrasë seancën, pasi është deputete.
“Unë s’e thirri, jom deputete”, ka deklaruar Nagavci.
Nagavci i është kundërpërgjigjur duke e pyetur nëse e di se kush e thërret seancën.
“Oj deputete, a e din kush ta thirr seancën?”, ka thënë Nagavci.
“Shko fol me kryesuesin”, është përgjigjur Nagavci.
Më pas, Deliu e ka pyetur se kujt i takon kryesuesi i seancës.
“I kujt është kryesuesi?”, ka pyetur Deliu.
Nagavci i është përgjigjur sërish:
“Shko fol me kryesuesin”.
Deliu ka vazhduar me kritikat, duke akuzuar LVV-në se po e mban peng shtetin.
“E keni marrë shtetin peng”, ka deklaruar Deliu.
Ajo ka kërkuar që seanca të thirret dhe ka akuzuar palën tjetër për manipulim.
“Thirreni seancën, mos e manipuloni një njeri në moshë, thirre seancën”, ka thënë Deliu.
Në fund të përplasjes, Nagavci e ka pyetur Deliun:
“A e kreve?”
Përplasja ka ndodhur në një situatë të tensionuar në Kuvend, ku vazhdon ngërçi rreth konstituimit të legjislaturës.


