Lajme

“Mos e humbni shpresën në Zotin e Madh, mos merri me media…”, letra e Sokol Halilit para se të bënte vetëvrasje

12/02/2022 18:50
nga:Gazeta Blic

Vrasësi i Hamide Magashit, Sokol Halili ua kishte dorëzuar një letër familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi.

Ai përmes letre ka dhënë versionin e tij rreth shkakut që ka çuar deri te krisja e raporteve me ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi.

Në letrën e gjatë, Halili ka lavdëruar Policinë e Kosovës ndërsa ka bërë thirrje që të mos humbet shpresa në polici, shtet dhe në zot.

“Mos e humbni shpresën në Zotin e madh dhe në policinë tonë se shumë janë të drejt,të kuptueshtëm po mos u merrni me media se çka kanë tha”, ka shkruar ai.