Lajme

Morina: Numri i rasteve të reja me kancer në qafën e mitrës, është i lartë, Kosova bën pjesë në ‘zonën e kuqe’

03/06/2024 20:25
nga:Y I

Gjinekologu, Memli Morina, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se numri i rasteve të reja me kancer të qafës së mitrës është i lartë.

Morian tha se Kosova dhe në përgjithësi regjioni bëjnë pjesë në ‘zonën e kuqe’, për shkak të numri të madh të rasteve të reja me këtë sëmundje.

“Numri i rasteve të reja me kancer në qafën e mitrës, është i lartë. Regjioni jonë, jo vetëm Kosova, por edhe shtetet përrreth bëjnë pjesë në atë ‘zonën e kuqe’, për shkak të numri të madh të rasteve të reja me këtë sëmundje”

“Ka shtete në të cilat shumë rrallë shihen këto raste, ka shtete të cilat aspirojnë që kjo sëmundje të zhduket përfundimisht psh Suedia tashmë ka arritur që të mos ketë kancer në qafën e mitrës për shkak të vaksinimit për edhe për shkak të pap-testit të rregullt që bëhet. Gjithashtu edhe Anglia, Zelanda e Re janë në rrugën që ta zhdukin përfundimisht këtë sëmundje” deklaroi gjinekologu Morina për “Gazeta Blic”.

Ai pati edhe një mesazh për prindërit e vajzave që pritet të marrin vaksinën HPV.

“Janë prindërit e vajzave që do ta marrin vaksinën, janë ata që brengosen. Mesazhi im është për prindërit e këtyre vajzave, nga këndvështrimi mjekësor më duhet t’i siguroj se dhënia e vaksinës nuk paraqet ndonjë problem, përkundrazi ofron mbrojtje shumë të mirë. Duke qenë edhe vetë prind e kuptoj brengën dhe merakun që e kanë prindërit se mos kjo vaksinë në të ardhmen do t’i paraqet ndonjë problem për ato vajza kur do të jenë gra. Deri më tani nuk është parë që ka ndonjë problem, dhe kanë kaluar shumë dekada, nga koha kur kjo vaksinë ka filluar të jepet në shtetet gjithandej botës” tha Morina për “Gazeta Blic”.

Nga Minsitria e Shëndetësisë kanë bërë thirrje që të bëhet vaksinimi me HPV.

Gjinekologu Morina: Vaksina HPV nuk ka efekte anësore, mosha ideale kur duhet të merret, 12 vjeç!